Bimët që përpunojmë

Ne kemi kënaqësinë për të prezantuar veten si përpunues dhe eksportues të bimëve mjekësore, ekstrakteve dhe vajrave esenciale, sikurse edhe lëndëve të para të përdorura në farmaceutikë, kozmetikë, ushqime, parfume dhe industri të tjera. Ne jemi koshientë për vlerat e këtij biznesi dhe bëhemi cdo ditë e më shumë optimistë duke parë nevojat e tregut për produktet tona. Gjatë shekujve njerëzimi në mbarë botën ka zhvilluar përdorimin e  bimëve medicinale. Barërat janë përdorur që nga viti 1000 për të shëruar semundjet nëpërmjet bimëve. Sot është vertetuar se përdorimi i ilaceve me prejardhje bimore është më i përshtatshëm për trupin e njeriut se sa ilaçet me prejardhje kimike. Megjithate shpesh linja ndarëse midis ushqimit dhe medikamenteve nuk është e qartë. Mund të lindë pyetja ; A janë ushqim apo ilace garcinia, papaja apo qepa? Përgjigja është se ata janë të dyja. Garcinia ndihmon në rregullimin e peshës, Papaya ndihmon në stomak, dhe qepët janë përdorur për të kuruar infeksione bronkiale.

Barërat dhe erëzat janë përdorur gjithashtu si lëndë kozmetike që nga kohët e lashta. Gratë kanë përdorur për kujdesin e lëkurës bimë si dru sandali, këna për ngjyrën e flokëve,  vajra natyrore si parfum për trupin. Përdorimi i bimëve si një ilaç por edhe si ushqim daton në periudhat e lashta të historisë njerëzore.

Fjala Ayurveda është i përbërë nga dy terma Ayur qe do te thote "jeta" dhe Veda qe do të thotë "njohuri" apo "shkenca". Kështu Ayurveda nënkupton shkencën e jetës dhe ka qenë praktikuar për shekuj në Indi dhe tani po vëzhgohet nga afër dhe e ndjekur nga vendet perëndimore. Ayurveda është shumë më tepër se vetëm një sistem i mjekësisë. Ajo thekson ruajtjen e shëndetit të individit dhe synon më shumë në parandalimin dhe mirëmbajtjen se sa kurimin.

Njoftim

Organic Albania u ofron klienteve te saj nje Pakt te Qarte me ane te cilit merr persiper zbatimin me korrektesi te gjithe marredhenieve me klientin si ne termat e Kualitetit edhe ate te Dergimit ne kohe te mallit prane porositesit. 

Organic Albania konsideron marredheniet me klientin prioritetin me te rendesishem.

Kontaktet

Lagja Aqif Pasha,
Rr. 28 Nentori, nr 29
Elbasan, AL

Email: info@organicalbania.al
Website: www.organicalbania.al