Bimët që përpunojmë

Kompania është themeluar më 1 tetor 2006 me pronar të vetëm Gazmir Maksuti. Pronësia vazhdon të jetë e pandryshuar.

Organic Albania operon në Shqiperi me objekt veprimtarie mbledhjen dhe eksportimin e bimëve mjeksore dhe erëzave. Kompania ka qenë e certifikuar nga organet e Kontrollit Europian dhe ato të autoriteteve Holandeze NOP qysh në fillimet e saj.

Shumica e shitjeve kanë te bëjnë me tregun e bimëve organike. Vetëm 10-20% e produkteve shkojnë për tregun e brëndshëm konvencional.

Franca, Gjermania, Holanda dhe SHBA janë tregjet kryesore në të cilëkompania operon tashmë që prej shumë vitesh, duke krijuar marrëdhënie afat-gjatë, marrëdhënie unike me kompani të famshme në breza. 

Vajrat esenciale janë një pjesë mjaft e rëndësishme e veprimtarisë operacionale të kompanisë. Ky sektor është në rritje të dukshme dhe përbën një potencial të madh në zhvillimin e tregut. Kompania zhvillon veprimtarinë e saj në një stabiliment funksional rreth 1500 m2. Këtu përpunohet një numur i madh produktesh me prejardhje nga 15 pikëmbledhjet nga gjithë territori i Shqiperisë me kontributin e qindra punonjësve mbledhes në male. Ajo numëron midis 35-45 punëtorëve në varësi të volumit të punimeve dhe sezonit. Menaxhmenti ka një përvojë mbi 15 vjet në tregun e bimeve organike mjeksore dhe erëzave.

Gjithashtu kompania njeh mire standartet e tregut; rregullave të rrepta për shkatërrimin e mbetjeve, kontrollin e insekteve, pastrimin përfundimtar, paketimit të pastër dhe me standarde, etiketimin dhe paletimin deri ne përmbushjen e gjithe standardeve dhe kërkesave të BE.

Njoftim

Organic Albania u ofron klienteve te saj nje Pakt te Qarte me ane te cilit merr persiper zbatimin me korrektesi te gjithe marredhenieve me klientin si ne termat e Kualitetit edhe ate te Dergimit ne kohe te mallit prane porositesit. 

Organic Albania konsideron marredheniet me klientin prioritetin me te rendesishem.

Kontaktet

Lagja Aqif Pasha,
Rr. 28 Nentori, nr 29
Elbasan, AL

Email: info@organicalbania.al
Website: www.organicalbania.al